Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka zbuluar tre objekte në Tiranë që abuzonin me energjinë elektrike dhe furnizoheshin me linjë të paligjshme.

 

Konkretisht, në 24 orët e fundit janë goditur dy objekte në zonën e Qesarakës që ushtronin aktivitet privat. Ndërkohë, një pronar i një vile 3 katëshe në Unazën e Re, duke qenë debitor ka ndërruar matësin, për të shpëtuar nga detyrimet, por është zbuluar.

 

Pronari dhe elektricisti privat janë denoncuar në polici, sikurse dhe dy objektet private në Qesarakë.