Në fillim të vitit 2022, ndërkohë që lufta po shpërthente një familje ukrainase u detyrua të ndahej. Mes kaosit të krijuar në stacionon hekurudhor gruaja dhe fëmijët e Jenia, i dhanë atij lamtumirën, askush nuk e dinte se çdo ndodhte më pas.
Jenia mbeti në Ukrainë, ndërsa gruaja e tij Oksana së bashku me vajzën e djaline tyre shkoi të kërkonte strehim në Mbretërinë e Bashkuar.
Largimi për siguri në Perëndim nënkuptonte ndarjen e familjes. Burrat midis 18 dhe 60 vjeç – ata që konsiderohen të moshës së luftës – u ndalohej të shkonin.
Tashmë 18 muaj më vonë, familja është ribashkuar dhe ata nuk mudn të jenë më të lumtur se kaq.
Familja do të kalojë një muaj së bashku në një apartament me qira. Ilya dëshiron të peshkojë me babanë e tij në lumin Dnipro. Anna do t’i japë atij vizatimet e saj. Ata do të bëjnë shëtitje të gjata në mbrëmje si para luftës.
Pas një muaji ata do të duhet të thonë lamtumirë përsëri, ndërsa mesazhi për të gjithë ukrainasit e ndarë nga lufta ishte: “Duajeni njëri-tjetrin dhe kujdesuni për njëri-tjetrin. Mbajeni dashurinë tuaj deri në fund”.