Gjykata e Tiranës ka shtuar edhe me 3 muaj të tjera afatet e hetimit për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave e cila akuzohet për për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

 

Në një deklaratë për media, avokati i saj Arbër Hoxha thotë se ajo po mbahet padrejtësisht në burg pasi sipas tij akuza nuk ka asnjë provë, përveç dëshmisë së sanitares Rozeta Dobi.

 

Lidhur me hetimet që SPAK po kryen për inceneratorët dhe përmendjen disa herë të emrit të Alda Klosit në dosjen “Arben Ahmetaj”, sipas avokatit, deri tani nuk ka asnjë procedim penal mbi këtë çështje mbi Klosin dhe kjo e fundit nuk është marrë asnjëherë në pyetje për këtë çështje.

 

“Është bërë kërkes-vendimmarja për të kryer një akt ekpertimi kombëtar. Kanë kaluar më shumë se 4 muaj dhe akti i ekspertimit nuk është bërë ende gati. Duhet të ketë një dyshim të arsyeshëm në prova për të qëndruar në masën e sigurimit “arrest me burg”.  Vullneti i Alda Klosit është që duhet rrëzuar vullneti i prokurorisë. Ndaj saj duhet të kishte disa prova dhe një dyshim të arsyeshëm. Nuk ka një hetim konkret për gjetjen e parave në shtëpinë e Rozeta Dobit. Alda Klosi është e divorcuar dhe djali i saj ka lënë edhe marrëdhënien me shkollën sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit.

 

Ne jemi në kushtet që masa e sigurimit qëndron arrest me burg dhe gjykata ka zgjatur dhe 3 muaj afatin e burgimit. 138 mijë Eurot që kanë qenë në pronësi të Alda Klosit janë të sajat dhe për këtë është bërë kallëzimi. Pjesa tjetër e origjinës i takojnë Prokurorisë. E çuditshme që në dosjen hetimore ka 3 procesverbale të 3 shtetasve të ndryshëm ku Rozeta Dobi ka punuar dhe është e çudishme që paska vjedhur sendet me vlerë dhe nuk paska vjedhur paratë. Kanë frikë të dalin pronarët e ligjshëm të pronavëve të lekëve. Më shumë i besohet një sanitareje që është kapur me presh në duar duke vjedhur se sa një drejtoreshe. Merr për bazë atë që thotë hajduti dhe jo atë që thotë drejtoresha.

 

Ndaj Alda Klosit nuk ka asnjë procedim dhe as që ka dijeni për veprën penale, gjithë këto të tjerat duhet parë nëse ka dicka të vërtetë apo jo. Nuk ka procedim për inceneratorët dhe as për shumën e parave“, tha avokati.

 

Ish-zyrtarja Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro.