Një 52-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Kurbin, pasi gërryente me ekskavator shtratin e lumit Mat për të nxjerrë inerte.

 

 

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga la rënë shtetasi me iniciale A. Z., ndërsa vijon puna për kapjen e pronarit të subjektit.

 

Njoftimi i policisë:

 

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë, konstatohet dhe goditet veprimtaria e kundërligjshme e një tjetër subjekti ekonomik që nxirrte inerte nga lumi Mat.

 

U kap në flagrancë gjatë natës, teksa gërryente me ekskavator, shtratin e lumit Mat, arrestohet 52-vjeçari.

 

Policia vijon punën për kapjen e pronarit të këtij subjekti ekonomik.

 

 

 

 

Në bashkëpunim me IMT Lezhë sekuestrohen 1 ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.

 

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të mbështetura edhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën një tjetër rast të gërryerjes së shtratit të lumit, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve.

 

Për këtë rast, u kap në flagrancë teksa gërryente me ekskavator, dhe u vu në pranga shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i subjektit që kryente këtë veprimtari të kundërligjshme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në Tiranë.

 

Në bashkëpunim me IMT Lezhë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.

 

Vijon puna për kapjen e 58-vjeçarit.

 

Monitorimi i territorit përreth lumit Mat, vijon.

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.