Një futbollist nga Kosta Rika vdiq tragjikisht, pasi u sulmua nga një krokodil gjigant teksa po zhytej në lumin Cañas në Santa Cruz de Guanacaste.

 

Mediat botërore raportojnë se futbollisti amator Jesus Lopez Ortiz nga Kosta Rika 28-vjeç ka vdekur në sy të miqve dhe të afërmve të tij pak minuta pasi u hodh në lumë ku u kap nga një krokodil dy metra.

 

Lumi Kanas në të cilin u hodh futbollisti është një habitat i njohur për krokodilë dhe hyrja në ujë nuk rekomandohet.

 

Ortiz, i cili është baba i dy fëmijëve, ishte një futbollist i njohur në zonë dhe luante për klubin e Rio Canas. Pas aksidentit, teksa prisnin mbërritjen e ekipit të urgjencës, vendasit panë se krokodili po tërhiqte zvarrë trupin e futbollistit të ri nëpër ujë.

 

Fshatarët thuhet se u përpoqën të rrihnin zvarranikun me shkopinj për ta bërë atë të hidhte trupin e futbollistit.

 

Policia lokale lëshoi një deklaratë për median lokale, duke zbuluar se oficerët e tyre qëlluan zvarranikun  në mënyrë që të lironte trupin e burrit.

 

Një video e tmerrshme e cila është shfaqur në rrjetet sociale tregon njeriun duke u tërhequr zvarrë nëpër ujë në nofullat e krokodilit.

 

Nëna e të riut, María Guiselle Ortiz, tha  se edhe kushëriri i Chucho u sulmua dhe u vra nga një krokodil në të njëjtin lumë 15 vjet më parë, vetëm pak metra larg vendit ku i vdiq djali.