Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot ndaj lajmit të publikuar në disa portale për bllokim të llogarive bankare të MEPJ.

 

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme cilëson si të pavërtetë dhe tërësisht abuziv informacionin e publikuar në disa portale, mbi të ashtëquajturin “bllokim” të llogarive bankare të MEPJ apo përfaqësive diplomatike shqiptare, përfshirë Italinë”, thuhet në reagim.

 

“MEPJ informon opinionin publik dhe median se në bazë të Konventës së Vjenës llogaritë bankare të MEPJ e të çdo përfaqësie diplomatike të Republikës së Shqipërisë gëzojnë imunitet diplomatik e kësisoj janë të pacënueshme në çdo rrethanë”, thekson MEPJ.

 

“Çdo punonjës i MEPJ dhe i shërbimit me jashtë, si në Itali e në çdo shtet tjetër ka marrë pagesën rregullisht, sikundër edhe atë të muajit korrik, konform ligjeve dhe kodit të punës”, nënvizon MEPJ.