Ekzekutohet vrasësi serial në Florida, James Barnes. Ekzekutimi i tij u krye në burgun Raeford.

 

 

James Barnes ishte në burg në vitin 2005, duke vuajtur një dënim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

 

Por në atë kohë ai rrëfeu se kishte përdhunuar dhe vrarë infermieren 41-vjeçare Patricia Miller në vitin 1988. Ai u dënua me vdekje për vrasjen e saj.

 

 

Sipas rrëfimit të tij, Barnes hyri në dritaren e dhomës së gjumit të Millerit në Melburn, Florida në vitin 1988, ku tregoi se ai i vuri zjarrin shtratit të saj për të mbuluar krimin.Deri në rrëfimin e tij, vrasja e saj ishte e pazbardhur.

 

“E vrava që të mos kishte asnjë dëshmitar apo ankesë kundër meje”, ka shkruar ai në një letër.