Drejtoria Vendore e Policisë së Dibrës shumë shpejt do të ketë një godinë të restauruar, e cila do të përmbush të gjitha standardet bashkëkohore.

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet për restaurimin e godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Dibrës.

 

“Drejtoria Vendore e Policisë së Dibrës do ketë së shpejti një shtëpi të re, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore. Vetëm përpara”, shkruan Balla.