Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot  mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor,  Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.

“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”,- shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Këtë qëndrim, Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platmormën X dhe në rrjetet sociale.

“Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të  Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore  me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar  për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës”, shkruan Presidenti Begaj duke i uruar samitit suksese./ata