Në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë u përmbyllën me sukses dy kurse.

 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një postim në rrjetet sociale thekson se ky institucion i rëndësishëm padyshim ka ndihmuar në rritjen e cilësisë së oficerëve tanë,

 

“61 efektivë, 17 prej tyre nga radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin pjesë e Kursit të Lartë të Oficerit dhe Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm”, bënë të ditur ministri.

 

Peleshi nënvizon se “Kolegji ynë ndjek modelet të mira ndërkombëtare dhe është i hapur për të pritur gjithnjë e më shumë kursantë të huaj nga vendet aleate, dhe padyshim vëllezërit tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës”.