“Ishalla nuk sheh kurrë dritë, ma mbyte vajzën 18 vjeçe”, ka shpërthyer nëna e Marigona Osmanit ndaj vrasësit të së bijës, Dardan Krivaqës pas gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm.

 

Pasi togat e zeza të Ferizajt dhanë vendimin ndaj të riut, familjarët e viktimës e mirëpriten me duartrokitje duke thënë “bravo për këtë qen, o i mjerë”.

 

 

Gjithashtu u dënua me 15 vjet burgim, Arbër Sejdiu, miku i Dardan Krivaqës, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Marigona Osmanit.

 

Marigona Osmani u përdhunua nga partneri i saj gushtin e vitit 2021, u torturua, vra dhe më pas u braktis e pajetë në urgjencën e Ferizajt.

 

Sipas aktakuzës, përshkruhet se në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë kishte marrë një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë kishin hyrë në dhomë dhe kishin filluar ta godasin tani të ndjerën në pjesë të ndryshme të trupit, shkaktuar dhimbje të mëdha fizike, sipas Telegrafit.

 

“Viktima nga goditjet e njëjta ka pësuar politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerja e ashtit të nofullës së poshtme, thyerja e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrit në qafë”, thuhet në dokumentet e Prokurorisë.

 

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu pasi e dhunuan për vdekje e dërguan 18-vjeçaren në urgjencën e Ferizajt dhe u larguan nga aty.

 

Pjesë nga dosja: 

 

Ne e konsiderojmë videon të besueshme dhe të saktë, videoregjistrimet tregojnë se në fillim, konkretisht, më 19.08.2021, raportet në mes të pandehurit, Dardan Krivaça, dhe të ndjerës kanë qenë të mira. Këto raporte fillojnë të përkeqësohen kur aty paraqitet i pandehuri Arbër Sejdiu, i cili vjen në orën 16:18 , së bashku me Dardanin, ku me vete ka një çantë me rroba.

 

Në orën 19:02, të pandehurit bisedojnë lidhur me kamerat si dhe shikojnë se cilat pjesë të korridorit i kap kamera ku lëvizin në pjesë të ndryshme për të verifikuar se cilat pjesë të korridorit i kap kamera dhe vërehet se rolin apo fjalën kryesore për këtë e ka Arbër Sejdiu, së bashku me Dardanin.

 

Sipas aktakuzës, më 21.08.2021, në orën 02:40, Dardan Krivaça, pas mesnate derisa është në banjë me të ndjerën Marigona Osmani, e godet me dorë në fytyrë.

 

Në bazë të pamjeve të marra nga kamerat, vërehet se Marigona tashmë e ndjerë nga këto goditje nuk ka kontroll të plotë, i merren mendtë.

 

Në ora 10:02, i pandehuri e dërgon në banjë të ndjerën Marigona Osmani, del në ora 10:14, ku vërehet se e njëjta reziston, mirëpo është kapur me duar dhe shtyhet me forcë drejt sallonit.

 

10:48, e dërgon me forcë në banjë, ku e ndjera është e zhveshur, ndërsa i pandehuri është veshur ku qëndrojnë deri në orës 11:09. Kur dalin i pandehuri është zhveshur dhe të ndjerën me dhunë e nxjerr nga banjë dhe e dërgon në dhomën e gjumit.

 

13:43, i pandehuri i cili është zhveshur i vendos kamerës një kapelë e cila mbulon pamjen deri në orën 19:57, kur i pandehur përmes telefonit kontakton një kohë të gjatë, ku pas këtij kontakti po atë ditë fillimisht në orën 22:00 del nga banesa dhe në orën 22:13, kthehet me të pandehurin, Arbër Sejdiu, të cilët me vete kanë gjëra ushqimore.

 

Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu endeshin në banesën ku u vra Marigona Osmani me një shkop

 

Pjesë nga dosja:

 

Arbëri merr shkopin dhe e largon nga dhoma e dërgon në sallon. 14:43, nga sjelljet e të pandehurve rezulton se është edhe koha e vdekjes së të ndjerës,

 

14:47, të pandehurit të ndjerën e marrin dhe e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku të njëjtën e bart i pandehuri Dardan Krivaça dhe së bashku me të është edhe i pandehuri Arbër Sejdiu, të cilën e lëshojnë në hyrje të Emergjencës dhe largohen nga aty.

 

Nga çfarë u shkaktua vdekja e 18-vjeçares

 

Sipas aktakuzës, vdekja e Marigonës ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj dhe lëndimeve të shumëfishta si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të brendshme.

 

Pjesë nga dosja:

 

Nga raporti i autopsisë rrjedh se e ndjera ka pasur lëndime të freskëta rreth syrit të majtë, të djathtë, përgjatë dorës dhe mjekrës, gjoksit, sqetullës, abdomenit, kofshës së majtë dhe të djathtë, krahut të majtë e të djathtë, parakrahut të majtë e të djathtë. Ndërsa dëmishje dhe gërvishtje lëkurore ka pasur në faqen e majtë në fytyrë, në anën e majtë dhe të djathtë të qafës.

 

Përgjatë dy faqeve dhe në nofullën e poshtme… Thyerje të brinjve dhe shtyllës kurizore. Ka pasur thyerje të unazës së parë dhe të dytë të qafës në mes tyre dhe këputje parciale të palës së qafës në atë regjion.