Gjatë kësaj të diele, janë duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale në Turqi.
Mediat raportojnë se personi më i vjetër që ka votuar deri më tani në këto zgjedhje është votuesja turke 112 vjeçare, Gullu Dogan.
Al Jazeera raporton se votuesja turke ka këmbëngulur të votojë në qendrën e saj lokale të votimit me fëmijët dhe nipërit e saj.
Ajo vendosi të merrte pjesë personalisht në zgjedhje, pavarësisht se kishte mundësinë për të hedhur votën e saj përmes një kutie të lëvizshme votimi.