Qendra shëndetësore në Zall-Mner, Kamëz, ofron tashmë ambiente dhe shërbime më të mira për banorët e kësaj zone pas rehabilitimit.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje si ishte dhe si është transformuar kjo qendër shëndetësore.

 

“Ja transformimi i qendrës shëndetësore në Zall-Mner, Kamëz, që tani ka hapur dyert për banorët e zonës”, tha Rama.

 

Me buxhetin e 2023 për programin e rehabilitimit të qendrave shëndetësore këtë vit ka nisur rehabilitimi edhe i 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave brenda këtij mandati qeverisës.