Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës.
Në një reagim për mediat, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, e ka cilësuar votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si një hap tjetër historikë për Kosovën.
“Një tjetër moment historik për Kosovën. Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj. Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane.Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave”, shkruan Hasani./ata