39-vjeçari Kastriot Ramadani, është personi i cili ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në një lokal në Prishtinë.

 

Lajmin për vdekjen e tij e ka ka konfirmuar doktori Shaqir Uka nga Klinika Intensive.

 

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, ka thënë Uka.

 

 

Ngjarja ndodhi në orët e vona të 4 gushtit në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

 

Policia e Kosovës bëri me dije se gjatë incidentit janë lënduar edhe 17 persona të tjerë nga copëzat e thyerjes së gotave dhe shisheve të qelqit, pas një mosmarrëveshjeje mes disa burrave.