Dukagjin Nikollaj dyshohet të jetë i përfshirë në krimin që ndodhi mbrëmë në “Bon Vivant”, në Prishtin në lokalin në qendër të Prishtinës.

 

Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, Nikollat që prej disa kohësh kërkohet nga FBI për kryerjen e disa veprave penale, kryesisht për ato të ndërlidhura me trafik droge.

 

Të dyshuar për vrasjen e 39 vjeçarit Kastriot Ramadani, janë edhe Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër për ndalim, dhe Hysni Geci dhe Gzim Zakuti, po ashtu të arrestuar.