Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në Korçë rreh orës 7:55.

 

Mësohet se një automjet tip tip “Peugeot” me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.