Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.

 

Paraprakisht bëhet me dije se një automjet me targa serbe është përplasur me trafik ndarësen dhe ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 anëtarë të një familjeje, 3 fëmijë dhe burrë e grua.

 

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Mësohet se familja ishte nisur për pushime. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.