Në Fushë Krujë-Thumanë po punohet me intensitet të lartë për rehabilitimin e plotë të këtij segmenti.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se, puna do të realizohet me segmente pjesore, me qëllim që të mos sjellë ndërprerje të qarkullimit të trafikut.

 

ARRSH publikoi dhe planin e menaxhimit të trafikut, ndërsa informoi se do të vendosen edhe tabela informuese për çdo devijim, duke orientuar drejtuesit e mjeteve për rrugën që do të ndjekin.

 

Puna do të realizohet me segmente pjesore, me devijime rrugësh alternative, me qëllim që të mos sjellë ndërprerje të qarkullimit të trafikut.

 

4 ditët e para do të punohet në segmentin Kryqëzim Luz–Kryqëzim Borizanë, ku sensi i lëvizjes Tiranë–Milot do të qarkullojë nëpërmjet rrugës alternative në segmentin Kryqëzim Luz–Qendër Borizanë–Kryqëzim Borizanë.

 

Duke filluar nga dita e pestë deri në ditën e gjashtë, puna do të vijojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Rrethrrotullimi Thumanë. Sensi Tiranë – Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Qendër Borizanë–Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë. Më pas do të vijojë lëvizjen normale në drejtim të Milotit.

 

Duke filluar nga dita e shtatë deri në ditën e nëntë, puna do të vazhdojë në segmentin Rrethrrotullimi Thumanë-Kryqëzim Borizanë. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Qendër Borizanë-Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë.

 

Duke filluar nga dita e dhjetë deri në ditën e katërmbedhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Kryqëzim Luz. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Luz-Qendër Borizanë-Kryqëzim Borizanë.

 

Duke filluar nga dita e pesëmbëdhjetë deri në ditën e shtatëmbëdhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Degëzim Y-Kryqëzim Luz. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y – Fushë-Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.

 

Duke filluar nga dita e tetëmbëdhjetë deri në ditën e njëzet e një, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Luz-Degëzim Y. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y – Fushë-Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.