Më 4 gusht 2020, një nga shpërthimet më të mëdha jobërthamore në histori tronditi Bejrutin, duke shkatërruar pjesë të kryeqytetit libanez, duke lënë të vdekur më shumë se 220 njerëz dhe duke plagosur të paktën 6.500 të tjerë.

 

Shpërthimi masiv u shkaktua nga një zjarr në një magazinë ku kimikati industrial nitrat amonium ishte ruajtur keq për disa vjet. Valët e tij goditëse të dëgjuara deri në Qipro lanë një krater 43 metra të thellë dhe regjistruan ekuivalentin e një tërmeti me magnitudë 3,3 ballë.

 

Tri vjet më vonë, qoshet e Bejrutit janë pastruar nga mbeturinat, ndërtesat janë restauruar dhe është kthyer jeta në rrugët e shkatërruara.

 

Megjithëse mbetjet e shpërthimit tragjik në dukje janë hequr, viktimat dhe familjet e tyre dëshirojnë përgjigje pasi hetimi u bllokua mes grindjeve ligjore dhe politike.

 

Fatkeqësia komplikoi krizën e thellë ekonomike në vend, duke krijuar miliarda dollarë dëme dhe duke e shtyrë popullsinë më tej në varfëri.

 

Viktimat që vuajnë nga pasojat fizike të shpërthimit thonë se autoritetet nuk arritën të ofrojnë kujdesin e duhur mjekësor, mbështetjen financiare ose drejtësinë./TRT