Sigurohen pamjet e momentit kur një person i vë flakën makinës së Klodian Cacani në Korçë.

Siç shihet në video, autori ende i paidentifikuar  shkon te makina e cila ndodhet në parkimin para shtëpisë së Cacanit, i lëshon lëndë djegëse e më pas i vendos zjarrin në pjesën e parparme.

 

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa makina tip “Benz” është shkatërruar plotësisht.

“Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit Klodian Cacani \, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar”- njoftoi policia.

 

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.