Një 30-vjeçar nga qyteti i Beratit ka gjetur vdekjen mesnatën e mbrëmshme si pasojë e overdozës.

 

Dorian Kovaçi, 30 vjeç është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit pa shenja jete, ndërsa shoku i tij që e solli në ambientet e urgjencës së Beratit u shpreh se prej disa orësh Doriani nuk po reagonte, ndërsa mendonte se mund të ishte në gjumë.

 

Bluzat e bardha u përpoqën ta rikthenin në jetë 30-vjeçarin por pa sukses. Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqëruan në ambientet e komisariati shokun e 30-vjeçarit ndërsa bënë edhe kontrollin e banesës ku dyshohej se dy të rinjtë kishin konsumuar heroinë, për të zbardhur më tej ngjarjen.