Avokatja e Alma Kaçit, vajzës që shfaqet në video me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici ka kërkuar që klientja e saj të hetohej e lirë, por kjo gjë nuk është pranuar nga Gjykata e Posaçme e cila ka vendosur ta lërë në arrest shtëpie.

 

 

 

Avokatja Natasha Velia tha për mediat, se Kaçi ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmurë si dhe është personi i vetëm që siguron të ardhura, ndaj kërkoi të hetoi e lirë. Ajo theksoi se klientja e saj nuk ka tentuar të largohet dhe nuk ka bashkëpunëtorë.

“Ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmura ndaj kërkova të ishte pa masë fare. Është i vetmi person që sjell të ardhura në shtëpi. Gjykata nuk pranoi, do vijojë hetimi në këtë masë. Nuk ka bashkëpunëtorë absolutisht. Nuk ka tentuar të largohet, ka një fëmijë”, tha avokatja Velia.