Ardhja e emigrantëve për të kaluar pushimet në atdhe dhe sezoni veror ka rritur ndjeshëm hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit.

 

Sipas policisë kufitare gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5140 shtetas dhe kanë dalë 4270 të tillë. Ndërkohë në Qafë Thanë ka pasur një rënie të lehtë ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 2890 dhe kanë dalë 2057 shtetas.

 

Për të përballuar fluksin sidomos në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, autoritet shqiptare kanë punuar me sportele maksimale.

 

Parashikohet e njëjta situatë edhe për ditët në vijim pasi pritet të këtë akoma lëvizje sa i përket turistëve që vijnë në Shqipëri por edhe anasjelltas.