Moderatorja Andresa Ambrosio ka dhënë lajmin e ëmbël për të gjithë ndjekësit e saj, ku ka zbuluar se është bërë nënë për herë të parë.

Përmes një postimi në Instastory, Andresa ka shpërndarë foton e parë krah djalit të saj ku në sfond ka vendosur këngën“Mi prendero cura di te” (Unë do të kujdesem për ty).

Kujtojmë se lajmi për shtatzaninë e saj u ‘identifikua’ nga një telefonuese te Telebingo e cila e pyeti “Mos je pak shtatzënë?”, e në atë kohë Andresa është përgjigjur se po.