Policia e Krujës ka asgjësuar 773 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Sipas njoftimit të Policisë, asgjësimi i bimëve të kanabisit vjen në kuadër të vijimit të megaoperacionit “Territor i Pastër”.
Policia sqaron se në total, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 896 bimë narkotike kanabis.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 33-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 773 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Megaoperacionit policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon”, garanton Policia e Shtetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.