Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur ditën duke publikuar pamje të punimeve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

 

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se tashmë ka marrë formë e e gjithë gjurma e pistës, ndërsa shton se po punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025.

 

“MIRËMËNGJES

 

dhe me Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur #ShqipëriaTuristike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade, ju uroj një ditë të paqme”-shkruan Rama.