Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i ka kërkuar gjykatës të pushojë hetimin e nisur ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.

 

Selim Çekaj u arrestua në prill të vitit 2021, në lidhje me një sasi prej 49 kg kokainë të gjetur në shasinë e një kontenieri me banane të porositur në Ekuador nga kompania nën administrimin e tij “Ecoalmax”.

 

Kontejneri me banane u nis nga Ekuadori drejt portit të Mersinit në Turqi, ndërsa ndalesa e fundit ishte porti i Durrësit.

 

Gjatë hetimit të SPAK nuk është provuar që Çekaj të ketë pasur dijeni mbi sasinë e drogës e as të jetë angazhuar për trafikimin e saj.

 

Selim Çekaj qëndroi në masën e sigurisë “arrest në burg” për disa muaj dhe më pas masa ndaj tij u zbut me kërkesë të SPAK dhe atij vetë në “arrest shtëpie” e në “detyrim për paraqitje”.

 

Në deklaratat e dhëna ai hodhi poshtë akuzat duke pretenduar se nuk kishte djeni për drogën.

 

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokaine.