Është zbardhur dëshmia e Rei Metës,  djalit të anëtares së KLP, i cili u arrestua pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në Vlorë, ku pas një konflikti mes tij dhe 55-vjeçarit Armando Meshau, ky i fundit mbeti i vdekur.

 

Meshau ndërroi jetë pasi u godit me grushte nga Rei Meta, ndërsa shkak i ngjarjes mësohet se është një konflikt pronësie.

 

Ndërkaq përpara oficerëve të policisë 33-vjeçari Meta ka thënë:“Nuk kam pasur qëllim që të vras 55-vjeçarin. Në kancelari u takuam rastësisht pasi që të dy do të printonin disa dokumente”.

 

Gjithashtu në dëshmi Rei Meta thotë se viktima, Armando Meshau e ka ofenduar i pari dhe ky e ka goditur kur konflikti ka agravuar. 33 vjeçari pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje dhe se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën.