Dardha, fshati turistik 18 kilometra në juglindje të Korçës është mbuluar në këto ditë prilli nga reshjet e dëborës, duke ofruar një peizazh mbresëlënës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të Dardhës nën petkun e dëborës.

Dardha, fshati i vendosur në shpatet malore të Moravës, mbetet një prej destinacioneve dimërore më të bukura në Shqipëri. Më të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive, e cila kryesisht gjatë fundjavave  në stinën e dimrit kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj.

Por edhe këtë fundjavë të pasionuarit pas skive mund ta vizitojnë Dardhën, ku mund edhe të shijojnë kulinarinë e zonës.

Dardha ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen, gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit./ata