Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin Z. V., 40 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

 

Nga hetimet e kryera janë zbuluar 7 raste të tjera të vjedhjes, të kryera nga ky shtetas, gjatë muajve të fundit, në lagjet e qytetit të Vlorës.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 5”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

 

– Z. V., 40 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

 

Ky shtetas, më datë 10.05.2023, i ka vjedhur me dhunë çantën një shtetaseje. Po në këtë datë, ka vjedhur produkte të ndryshme në një lokal, në lagjen “1 Maji”.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të tjera në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, konkretisht:

 

1.Më datë 18.04.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa dritare të një objekti;

 

2.Më datë 13.03.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një magazinë;

 

3. Më datë 26.02.2023, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë një market; 

 

4. Më datë 23.02.2023, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake, në një banesë;

 

5.Më datë 14.02.2023, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një dyqan;

 

6. Më datë 21.01.2023, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi”, tha policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.