Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis ka reaguar sërish për çështjen e Fredi Belerit, i cili është në burg pasi u kap duke blerë vota për zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për për televizionin publik grek ERT, Gerapetritis tha se “paraburgimi i Belerit është i paligjshëm dhe cenon shtetin e së drejtës”.

 

Kjo situatë, sipas Gerapetritis do të rrisë tensionin në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa ai ka thënë se nëse Beleri shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të zgjedhur do të kishte një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.

"Me mënyrën se si funksionon, pala shqiptare me siguri po qëllon në këmbë", tha ai.