Partia Demokratike depozicon sot në SPAK dosjen për kullën “Mali i Tiranës” që ka nisur të ndërtohet prapa Teatrit të Operas dhe Baletit.

 

Vetë kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD-së në këshillin bashkiak të Tiranës, Eni Papa ka shkuar në SPAK për të dorëzuar një dosje të plotë denoncuese, kryesisht për mënyrën e financimit për ndërtimin e kulles më të lartë në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat ajo theksoi se ky është vetëm hap i parë dhe se Partia Demokratike nuk do të ndalet, por do të denoncojë aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve.

 

 

“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarë. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare”, tha më tej Enriketa Papa.