Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me shtabet zgjedhore të kësaj partie, ku theksoi se “në çdo lagje e fshat të Tiranës shtabet janë vënë në funksion të fitores së padiskutueshme të ndryshimit të madh”.

 

“Tirana duhet t’u kthehet njerëzve të saj, prandaj energjia jonë në ditët që kanë mbetur duhet të vijë duke u intensifikuar, derë më derë, rrugë më rrugë, që të shtrëngojmë duart e të lidhim besën me qytetarët për fitoren tonë të përbashkët”, theksoi Meta.

 

Meta tha se “më 14 maj, Tirana do të përmbysë regjimin dhe korrupsioni absolut do të zëvendësohet me transparencë absolute”.