Arta Shurbi është efektivja e Policisë Rrugore e cila u aksidentua në detyrë këtë të mërkurë.

 

Ajo është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Por kjo nuk është hera e parë që Arta Shurbi aksidentohet gjatë punës, pasi ajo është përplasur në vitin 2021 nga një makinë tek rrethrrotullimi i një qendre tregtare, teksa drejtonte trafikun.

 

“Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, te një qendër tregëtare, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar  punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen  A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftonte policia asokohe.