Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën “Rënia e euros, fituesit dhe humbësit” ngriti akuza mbi qeverinë e kryeministrit Rama për shkatërrim të ekonomisë.

 

Gjatë fjalës së tij në daljen për media, Berisha u shpreh se Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigant  të parave të krimit.

 

Ai thotë se Shqipëria sot renditet e para në Europë, e para me distancë në treguesin e ndërtimit.

 

Ndër të tjera Berisha shton se çmimet janë të tretat më të shtrenjtat në Europë.

 

“Nga përgjimet që u publikuan, janë as maja e ajsbergut, ku miku strategjik i Ramës, drejtonte vrasje dhe trafiqe.

 

Qeveria me të gjitha veprimet e saj financiare, ka favorizuar pikërisht këtë fenomen, me kreditë që shkon e merr në euro, me mbajtjen e investimeve. Pra është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë, dëshmi më flagrante cilësore e narkoshtetit.

 

Kjo që ne shohim sot, është shfaqja më e sigurt e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që është narkoshteti shqiptar. Gjithçka është në funksion të këtyre klaneve kriminale. Nga dera e asaj ndërtese që është përtej rruge, dalin dhe hyjnë përfaqësuesit e kartelit më të rrezikshëm në botë, të Sinaloas në Meksikë.

 

Nga interceptimet që u publikuar, që nuk janë as maja e ajsbergut, ku miku strategjik i Edi Ramës drejtonte vrasje dhe trafiqe dhe drekonte e darkonte me kryeministrin sikur të ishte më shumë se çdo ministër i tij me të, tregon se cila është fuqia e jashtëzakonshme e klaneve të drogës në këtë vend. Ata janë vendimmarrësit absolut.

 

Shqipëria sot renditet e para në Europë, e para me distancë në treguesin e ndërtimit. 3 milionë metër katror ndërtohen vetëm në Tiranë, ndërkohë që nevoja vjetore e vendit është 1 mln metër katror. Nuk ka lavatriçe më gjigante të parave të krimit, se sa Tirana sot. Çmimet këtu janë të tretat më të shtrenjtat në Europë. I ndërton droga, i blen droga dhe i shet droga. Dhe në këto operacione, klanet përsëri i përdorin këto para, për të pushtuar territoret, pasi tani kanabisin e kanë të dytë, kanë të parë kokainën dhe opiumin”, tha Berisha.