Tërmetet e së hënës që goditën Türkiye-n jugore ishin tri herë më të mëdha dhe shkatërruese sesa tërmeti i vitit 1999 në rajonin e Detit Marmara, tha presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan.

 

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën KahramanmaraÅŸ, u ndien nga mbi 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Åžanlıurfa.

 

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

 

“Ishin tri herë më të mëdha dhe tri herë më shkatërruese se tërmeti i vitit 1999, që ishte fatkeqësia më e madhe në kujtesën e vendit tonë”, tha ErdoÄŸan në vizitën e tij në Diyarbakır, një nga rajonet e goditura nga tërmetet.

 

Të paktën 21.043 njerëz kanë humbur jetën dhe 80.097 të tjerë janë lënduar nga dy tërmetet e forta, njoftoi presidenti ErdoÄŸan.

 

“Ne po bëjmë planet për të rindërtuar qindra mijëra shtëpi ... dhe për të rindërtuar nga fillimi qytetet tona të shkatërruara nga tërmeti”, theksoi presidenti turk.

 

ErdoÄŸan shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjitha vendet "miqësore" për solidaritetin me kombin turk duke dërguar ekipet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve masive./AA