Fermerët në të gjithë Evropën kanë vazhduar të protestojnë kundër Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) të Bashkimit Evropian (BE) dhe rregullave mjedisore.

Fermerët që mbanin flamuj italianë dhe parulla, siç raporton transmetuesi publik Rai News, bllokuan autostradat me traktorët e tyre në shumë vende në Italinë qendrore dhe veriore, si dhe në Sardenjë.

Në Belgjikë, transmetuesi publik VRT njoftoi se fermerët bllokuan rrugët dhe shkaktuan ndërprerje të mëdha të trafikut rreth qytetit port verior Antwerpen dh e në vende të tjera.

VRT-ja tha se fermerët përsëritën se planifikojnë të ndërpresin trafikun gjatë gjithë javës dhe të dërgojnë një sinjal në takimin special të Këshillit Evropian të enjten, gjatë të cilit do të diskutohen rishikimet e buxhetit afatgjatë të unionit për 2021-2027.

Gazeta spanjolle La Razon zbuloi se sindikatat e mëdha të fermerëve, duke përfshirë ASAJA, COAG dhe UPA, ranë dakord të rifillojnë protestat për të kërkuar “çmime të drejta për produktet bujqësore, kontroll më të rreptë të importit dhe më pak burokraci”./aa