Policia ka arrestuar një 41-vjeçar i cili vidhte pompat e ujit në katet e para të pallateve në Sarandë.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale O.B.
Nga informacionet mësohet se ky shtetas, i cili ishte dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, pompat e ujit, në pallatet e ndryshme në Sarandë.
“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, për kallëzimet e disa qytetarëve, se iu ishin vjedhur pompat e ujit, në pallatet ku banonin, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi O. B., 41 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, i cili ishte dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, pompat e ujit, në katet e para të pallateve të ndryshme, në Sarandë”, tha policia.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.