Mëngjeset dhe darkat e këtij fillim gushti po ndjehen më të freskëta pas ditëve përvëluese që përjetuam në korrik.

 

Temperaturat minimale kanë zbritur deri në 12 gradë, megjithatë normale këto për muajin gusht sipas sinoptikanëve.

 

“Kanë pasur një rënie të ndjeshme temperaturat e ajrit duke afruar në vlerat normale, që në fakt janë tipike për muajin gusht. Qarqet që kanë patur temperaturat më të freskëta gjatë këtyre ditëve është Korça me temp rreth 28 apo 29 gradë Celcius.”

 

Nga dita e enjte temperaturat do të rriten ndjeshëm.

 

“Pritet të kemi rritje graduale, duke bërë që maksimumi të shkojnë deri në 37 gradë deri në fundjavë në qytete e zonës së ulët, në vijën bregdetare nga 32 në 34 gradë Celcius. Do të kemi dominim të kthjellimeve, kalime të pakta të vranësirave ditën e enjte ku do ketë mundësi për reshje te izoluara të shut dhe të pakta në zonat juglindore ndërsa pjesa tjetër në dominimin e kthjellimeve.”

 

Ndryshe nga fundjava e parë e gushtit, këtë herë reshjet do i lënë vendin diellit.

 

“Fundjava do të jetë me mot të qëndrueshëm, me diell, pa reshje dhe me temp të larta.”

 

Moti i mirë do mbizotëroje edhe fillim javën e ardhshme, temperaturat pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celcius./tvklan