Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndërtuesit 55-vjeçar në Vlorë, pasi u qëllua me grushte nga djali i anëtares së KP-së, Rei Meta.

 

Prokuroria ka ngritur akuzën e ‘vrasjes nga pakujdesia” neni 85 i Kodit Penal, i cili parashikon dënimin nga gjobë deri në 5 vite burg dhe ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 33 vjeçarin i cili është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.

 

Në dosjen e siguruar nga Report Tv, zbulohet dëshmia e Rei Metës në prokurori ku ka deklaruar se gjithçka nisi për një apartament 60 metra katrorë në Radhimë, për të cilën Armando Meshau u  shpërblye me shifrën 7 mijë euro.

 

Por që prej kontratës së nënshkruar në vitin 2020, Rei Meta thotë se nuk ka marrë pjesën e tij dhe për një periudhë prej 7-8 muajsh, Meshau nuk i hapte telefonin.

 

“Rei Meta shpjegon se me Armandon ai ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje si komision për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që shtetasi Rei Meta do të shpërblehej me 60 m2 apartament dhe në shkëmbim do i jepte Armandos 7.000 euro.

 

Kontrata sipas këtij shtetasi eshte bërë që në vitin 2020. Pasi eshte bere ndertimi ai sqaron se ka kërkuar të merrte pjesën e tij. por nuk ka mundur, pasi prej 7-8 muajsh shtetasi Armando Meshau, i kishte ndërprerë komunikimin pasi nuk i hapte më telefonin”, thuhet në dokumentin e zbardhur.