Gjatë eventit të organizuar për tre vjetorin e hapjes së Televizionit Kanal 10, dy gazetarët e kësaj media kanë ngatërruar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini me gazetarin Blendi Fevziu.
Në një transmetim live të zhvilluar gjatë eventit, gazetarja ka ftuar para kamerës Ardian Gjinin por duke iu drejtuar me emrin e gazetarit Blendi Fevziu.
Interesante është se të dy gazetarët ishin të bindur se po intervistonin Blendi Fevziun.
Por pas një prezantimi, Gjini deklaroi se ishte kryetari i Gjakovës, edhe pse shumica e njerëzve e ngatërrojnë shpesh me Blendi Fevziun, thotë ai.
“Të ngjashëm jemi veç tek koka, sepse nuk kemi flokë”, ishte batuta e kryetarit.
Në përfundim të dy gazetarët kanë kërkuar ndjesë publike për ngatërresën e bërë për shkak të ngjashmëri së tyre të lartë.