Protestë në Komunitetin Mysliman Shqiptar. Disa anëtarë të Forumit Islamik Shqiptar kanë protestuar sot para KMSH kundër influencës gyleniste.
Protesta me sa duket ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve për kreun e KMSH, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.
Me pankarta “Të largohen uzurpatorët gylenistë nga Komuniteti Mysliman!”, “KMSH t’u kthehet myslimanëve shqiptarë”, “T’i rikthejmë KMSH-zë vlerat e traditës identitare e gjithëpërfshirëse”, “Stop uzurpimit institucional të KMSH nga gylenistët”, ata kanë protestuar kundër drejtimit të KMSH.