Flakët në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit, vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë, duke hyrë kështu në ditën e pestë.
Efektivët e forcave të armatosura janë tërhequr në pamundësi operimi për shkak të erërave të forta.
Prefekti i qarkut Lefter Shehaj ka pohuar pre mediat se deri tani është djegur një sipërfaqe prej 500 ha pyll me pisha, ndërkohë që forcat operacionale janë afruar pranë zonës së banuar për të vënë nën kontroll arat e mbjella dhe banesat.
Në terren për të monitoruar situatën ka zbritur dhe kreu i emergjencave civile Haki Cako. Situata po vlerësohet në çdo hap në pamundësi të ndërhyrjes nga ajri.