Bota ka të ngjarë të përballet me ndërprerje të rënda në furnizimet ushqimore shumë përpara se temperaturat të kalojnë 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale, deklaroi kryetari i Konferencës së OKB-së për Shkretëtirëzimin, Alain-Richard Donwahi.
Kërcënuese për bujqësinë botërore janë pasojat e krizës klimatike të kombinuara me mungesën e ujit dhe praktikat e këqija bujqësore.
”Efektet e thatësirës po shfaqen më shpejt se sa pritej”, shpjegoi ish-ministri i mbrojtjes i Bregut të Fildishtë, i cili drejtoi samitin e OKB-së Cop15 2022 për shkretëtirëzimin.
“Ndryshimi i klimës është një pandemi që ne duhet ta luftojmë shpejt. Shikoni se sa shpejt po shkon degradimi i klimës – mendoj se po shkon edhe më shpejt nga sa prisnim,” tha Donwahi.
“Të gjithë fiksohen në 1.5 gradë (mbi nivelet para-industriale) dhe ky është një objektiv shumë i rëndësishëm. Por në realitet, disa gjëra shumë të këqija mund të ndodhin, përsa i përket degradimit të tokës, mungesës së ujit dhe shkretëtirëzimit, shumë më shpejt se 1.5 gradë.” theksoi ai.