Komanda Afrikane e SHBA-së (AFRICOM) ka bërë të ditur se një dron ushtarak i SHBA-së është rrëzuar në fillim të kësaj jave në jug të Somalisë.
AFRICOM njoftoi se droni "MQ-1C" i operuar nga ushtria amerikane u rrëzua të martën pasdite në jug të Somalisë.
Komanda amerikane njoftoi se një hetim është në vazhdim, edhe pse rrëzimi nuk duket se është rezultat i ndonjë përpjekjeje për të rrëzuar aeroplanin.
Një dron ushtarak i SHBA-së rrëzohet në jug të Somalisë./aa