Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” katër terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

“Nuk ka vend për terrorizëm apo terroristë askund. Forcat tona të armatosura heroike turke kanë neutralizuar katër terroristë të PKK/YPG-së të identifikuar në rajonin (e operacionit) ‘Mburoja e Eufratit’”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Që nga viti 2016, Ankaraja ka zhvilluar tri operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. PYD-YPG është dega e saj siriane./aa