Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në një dalje për media pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës.

 

Në fjalën e tij, Berisha e ka cilësuar deklaratën e Veliajt si  mashtrimin ose shakanë e shekullit, ku thekson se duhet të mbajë përgjegjësi për gabimet e bëra.

 

Ai thotë se nuk bëhet fjalë për gabime, por vepra penale dhe krime, ndaj dhe Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një numër urdhër-arrestesh dhe gjykata ka burgosur zyrtarë e të tjerë.

 

“Meqë jemi te vjedhja e shekullit, mund të them se kjo është mashtrimi i shekullit ose shakaja e shekullit. Javën e kaluar ju njoftova se Veliaj dhe SPAK-i i partisë duan të paraqesin Erionin viktimë të pronarëve në letra dhe vetëm në letra Zoto dhe Mërtiri.

Sot do të ndalem vetëm në deklaratën e tij se nëse dikush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi një për një.

 

Sipas Veliajt vjedhja e shekullit nuk është vepër penale, nuk është krim i shëmtuar, por vetëm gabim. Me këtë rast i themi Veliajt se përgjegjësit numër një për vjedhjen e shekullit se nuk bëhet fjalë për gabime, por vepra penale dhe krime, ndaj dhe Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një numër urdhër-arrestesh dhe gjykata ka burgosur zyrtarë e të tjerë. Nuk është gabim, por krim i Veliajt kalimi i mbetjeve në praktikën me djegie, e cila sipas KLSH-së është dy herë më e kushtueshme se e para. Është krim i Veliajt, zëvendësim i procedurës së djegësit të Elbasanit dhe Fierit me tender publik me procedurën e dhënies me koncesion ose PPP i cili e detyron koncesionarin t’i paguajë Veliajt”, deklaroi Berisha.