Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një 60-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Grabovicë.

 

Sipas uniformave blu bëhet me dije se i moshuari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

Nga informacionet zyrtare mësohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

“Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi E. A., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune”, tha policia.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.