Policia e Tiranës bën me dije se një vajzë e moshës 29-vjeçare ka humbur kontaktet me familjarët në kryeqytet.

 

Ka qenë vetë e ëma e vajzës, e cila ka denoncuar zhdukjen e saj në polici. Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur puna për lokalizimin dhe gjetjen e 29-vjeçares.

 

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja N. T., 53 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja I. Sh. (T)., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thueht në njoftimin e policisë.

Në raportin ditor të policisë së Tiranës, bëhet me dije gjithashtu se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit e mëposhtëm për vepra të ndryshme penale:

 

L. 37 vjeç, banues në Tiranë, sepse për një periudhë 1-vjeçare, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një shtetase.

A. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;

F. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

 

A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë, te kthesa e Prezës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip kamion;

J. D., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.